Mesfushori turk i Milanit, Hakan Calhanoglu është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë mesfushori përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”.
“Unë jam kthyer”, ka shkruar shkurtimisht Hakan.
Ende nuk dihet se a do mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme në udhëtim te Bologna.
Calhanoglu u transferua te Milani në verën e vitit 2017 nga skuadra gjermane, Bayer Leverkusen.