Që nga sot gjermani Michael Nees është selektor i ri i Kombëtares së Kosovës U-21.
Ai vjen në vend të Rafet Prekazit! Legjenda e futbolli të Kosovës, Prekazi, tha se ka qenë i njoftuar për këtë. “Jam i njoftuar!
Kam biseduar me kryetarin (vër. jonë Agim Ademi) dhe i uroj sukses”, tha shkurt Prekazi për gazetën kombëtare “Boa sot”.
Prekazi me sukses e ka drejtuar Kombëtaren U-21 duke e zënë vendin e pestë në grupin 3 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.