Në verën e vitit 1985 pikërisht me 30 qershor, stadiumi i Prishtinës, ishte i mbushur përplot, mbi 35 mijë shikues, për një moment shpërtheu si vullkan!
Në skenë doli këngëtarja e famshme kroate, Tereza Kesovija, që kishte ardhur enkas për ndeshjen e javës së fundit (e 34-të) mes Prishtinës dhe Dinamos së Vinkovcit nga Kroacia, që u fitua nga prishtinasit me rezultat 3:1.
Atmosferë braziliane, jehonte kënga besa besë... trajneri i famshëm kroat, Mirosllav Çiro Bllazheviq, i printe Prishtinës, në anën tjetër këngëtarja e madhe kroate zbarkon në fushë dhe me zërin e saj të ëmbël dridh pothuajse tërë Prishtinën!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/29/auto_auto_535182_523895184465036_2203644842022458694_n152647384115264738651611939330.jpg)
Kesovija nis topin nga qendra para Fadil Vokrrit dhe Zoran Batroviqit
Një fotografi sa një mijë fjalë pas ndeshjes Prishtina - Dinamo e Vinkovcit, në hotel “Grand”, Mirosllav Bllazheviq, Xhevdet Muriqi dhe Tereza Kesovija.
“Pas fitores me Dinamon, masandej kemi shkuar në hotel i gjithë ekipi që ta festojmë fitoren”, tha shkurt Muriqi për gazetën “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/29/auto_41611939432.jpg)
Xhevdet Muriqi
Prishtina përfundoi në vend të 10-të me 32 pikë në Ligën e Parë të Ish Jugosllavisë, periudha 1984-1985.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/29/auto_01611939338.jpg)
Tabela përfundimtare, 1984-1985
Kampion u bë skuadra boshnjake Sarajeva me 48 pikë, ndërsa nga liga u larguan Iskra nga Bogojno e Bosnjës dhe e Hercegovinës dhe Radniçki i Nishit nga Serbia. Anëtar të ri u bën OFK Beogradi nga Serbia dhe Çeliku i Zenicës nga Bosnja. Golashënuesi më i mirë, kroati Zllatko Vujoviq me gjithsej 25 gola.