Sergio Aguero ende nuk mund të rikthehet me skuadrën e Manchester Cityt, shkaku i COVID-19.
Argjentinasi kishte rezultuar pozitiv, pas shpërthimit të virusit në kampin stërvitor të “Citizens”, dhe mesa duket ende nuk është i gatshëm të rikthehet në fushë.
Golashënuesi më i mirë në histori të Cityt, tani është duke u rikuperuar por nuk e ka tejkaluar virusin tërësisht.
32 vjeçari ka regjistruar vetëm tre paraqitje këtë sezon, shkaku i lëndimit, i cili e mbajti jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.
Mungesën e Agueros, e konfirmoi edhe menaxheri i Man City, Pep Guardiola.
“Sergio nuk është ende gati. Kur të rezultojë negativisht ai do të kthehet. Ende nuk i kemi rezultatet e fundit”, tha ai.
“Futbollistët që ishin ndeshjen e fundit, janë përsëri të gatshëm”, përfundoi Pep Guardiola.