Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen ndaj Sampdorias në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.
Juventus ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen kundër Sampdorias që do të jetë e vlefshme për xhiron 20-të të Serie A.
Lajm i mirë është rikuperimi i plotë i Alex Sandro dhe de Ligt të cilët e mposhtën COVID-19.
Kulusevski nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, po ashtu edhe Paolo Dybala mbetet jashtë nga lëndimi i pësuar.
Andrea Pirlo mund të marë frymë lirshëm tani, pas rikthimit të shumicës së lojtarëve edhe pse me pak mungesa në sulm ku sulmuesit e vetëm për këtë ndeshje janë Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata.
Juve me një fitore eventuale ka shanse të ngjitet në pozitën e tretë në tabelë, pas gabimeve të Interit dhe Milanit në ndeshjet e fundit në kuadër të Serie A.