Premierliga do të vendosë një rregull të ri nga data 6 shkurt 2021, për dyluftimet që janë në ajër, ku i vendos në rrezik lojtarët.
Sipas asaj që shkruan “BBC”, skuadrat do të lejohen të kryejnë deri në dy zëvendësime shtesë, në rast të një përplasje kokë më kokë të dy lojtarëve kundërshtarë.
Ky “eksperiment”, pritet të nisë në datën 6 shkurt, në ndeshjen midis Aston Villës ndaj Arsenalit.
Vlen të theksohet se Premierliga do të bëhet kampionati i parë në botë që do të praktikojë këtë rregull.