Trajneri i Leeds Utd, Marcelo Bielsa, ka besim absolut te shqiptari Ezgijan Alioski, i cili është një lojtar standard i ekipit të parë në dy muajt e fundit të Premier League.
Trajneri ka një mendim të mirë për Alioskin, por nuk është i sigurt që lojtari do të vazhdojë të veshë fanellën e Leeds edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Kontrata e Alioskit me klubin skadon në fund të sezonit, ndërkohë gjigandi turk Galatasaray kërkon shërbimet e tij.
Bielsa beson se Alioski është ai që do të duhet të marrë vendimin përfundimtar.
"Unë nuk jam i përfshirë drejtpërdrejt në negociata, por zakonisht në situata të tilla zbatohet një rregull - lojtari zgjedh klubin. "Alioski duhet të vendosë nëse dëshiron të qëndrojë, sepse unë besoj se nëse Alioski zgjedh Leeds si klubin e tij për sezonin e ardhshëm, Leeds do të zgjedhë edhe Alioskin," tha Bielsa.