Boca Junior kërkon të përforcojë sulmin. Një nga emrat që është në listën e drejtuesve të klubi argjentinas, është Diego Costa.
Sulmuesi aktualisht është pa kontratë që kur u largua nga Atletico Madrid në fillim të dhjetorit, për arsye personale.
Sipas “Marca-s”, Costa është futbollisti që kryeson listën e preferencave të drejtuesve të Boca-s, pasi nuk do të kishin nevojë të paguanin asnjë qindarkë për të. Mirëpo, paga e lartë e lojtarit mund t’i krijojë probleme klubit argjentinas.
Gjithashtu në listë janë edhe emrat si Alexandre Pato dhe Daniel Sturridge.