Covid-19 i merr jetën futbollistit të njohur iranian

Futboll

Covid-19 i merr jetën futbollistit të njohur iranian

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:22
Mehrdad Minavand

Legjenda e futbollit iranian, Mehrdad Minavand, ka humbur betejën me COVID-19 në moshën 45-vjeçare.

Ish-ylli ndërkombëtar i Iranit, i cili gjithashtu luajti për klube iraniane të futbollit dhe jashtë vendit, u shtrua në spital javën e kaluar në Teheran pasi kishte simptoma akute të virusit.

Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim të thellë në Iran, ndërkohë që nderime i bënë  ish-klubet ku ka luajtur dhe organizatat e futbollit.

Klubi i futbollit nga Teherani, Persepolis F.C., për të cilën luajti dhe ishte trajner i saj, në një deklaratë shkruajtu se “veterani i dha lamtumirën e tij Iranit dhe Persepolis”.

FIFA gjithashtu lëshoi një deklaratë, ku theksoi se ata janë zemërthyer për vdekjen e Minavand, i cili ndihmoi Iranin të regjistrojë fitoren e parë në Kupën e Botës me rezultatin 2:1, kundër SHBA-së në 1998.

Minavand, i cili filloi karrierën e tij të pasur sportive në vitin 1994 me klubin e futbollit “Pas” të Teheranit, më vonë u shqua gjatë epokës së tij me ekipin më të mirë të Iranit në futboll Persepolis.

Ai veshi fanellën me ngjyrat e vendit të tij dhe përfaqësoi Iranin në Kupën Botërore FIFA 1998.

Ai dallohet si futbollisti i vetëm iranian që ka luajtur në 21 ndeshje në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat