Liverpool ka probleme të shumta këtë sezon në mbrojtje, për shkak se disa prej titullarëve janë dëmtuar.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez po mendojnë të transferojnë një lojtar në merkaton e dimrit.
Një prej objektivave të studiuar nga “të kuqtë” është një lojtar i Major League Soccer.
Bëhet fjalë për Aaron Long (28 vjeç, 1m88, 84 kg), futbollisti i New York Red Bulls. Sipas ESPN, Liverpool dëshiron ta transferojë futbollistin amerikan (18 ndeshje, 3 gola) në formën e huazimit. Sezonin e kaluar, Long zhvilloi 16 ndeshje në MLS, ku shënoi dy gola.