E çojnë në polici

Futboll

E çojnë në polici

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:13
E çojnë në polici

Përgjegjësit për mesazhet raciste që ka marrë futbollisti i West Bromwich Albion Romaine Sawyers pas humbjes së thellë që mori skuadra e tij ndaj Manchester City-t në mesjavë nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.

Klubi është vënë në dijeni për diçka të tillë dhe ka dalë në mbështetje të futbollistit. Jo vetëm kaq, pasi e ka çuar çështjen edhe në polici.

West Midlands Police është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka arrestuar një burrë, i cili fillimisht është marrë në pyetje dhe nëse është fajtor do të marrë edhe dënimin e merituar.

“Ne kemi arrestuar një burrë të dyshuar për abuzim racor ndaj futbollistit të West Brom Albion, Ronaime Sawyers, në internet. Burri 49-vjeçar, nga Kingswinford, u morë në polici në mbrëmje për të bërë deklaratën e tij për ngjarjen. 

Oficeri ynë i krimeve, i dedikuar për urrejtjen në futboll, është duke hetuar një tjetër rast të një komenti racist ndaj të njëjtit futbollist. Ne nuk do ta tolerojmë racizmin”, shkruhet në komunikatën e West Midlands Police.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat