Betim Halimi vazhdon të fascionojë me paraqitjet e tij.
‘Gardiani’ nga Pozherani ka shfaqur një tjetër ndeshje të mrekullueshme me ekipin e tij ukrainas Olympic Donetsk, teksa ka pritur penaltinë në duel ndaj FC Minaj.
Halimi ishte vendimtar me pritjen e tij, derisa në minutën e 70-të të ndeshjes arriti edhe ta pres penaltinë e kundërshtarëve dhe ta mbajë rezultatin 1-1, njëherit me këtë rezultat edhe përfundoi takimi.
24 vjeçari ka patur edhe disa pritje të tjera deri në fundin e ndeshjes.
Pritjen e penaltisë së Halimit mund ta gjeni më poshtë:
Ish-gardiani i Dritës, Hajvalisë dhe Vllaznisë së Pozheranit në Kosovës, ka shfaqur formë fantastike edhe në kampionatin ukrainas, derisa ndodhet në pritje të ftesës nga selektori Bernard Challandes për t’u bashkuar me Kosovën.