Sipas raportimeve të medias spanjolle “El Chiringuito” bëhet e ditur se dy lojtarë të Atletico Madridit kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
Gjithnjë sipas raportimeve të mediumit spanjoll, Yannick Carrasco dhe Mario Hermoso janë dy lojtarët që janë infektuar.
Atletico Madridi nesër e zhvillon ndeshjen e radhës në elitën e futbollit spanjoll kundër Cadizit në udhëtim.
Të besuarit e trajnerit, Diego Simeone janë lider të La Ligës me 47 pikë të tubuara, shtatë më shumë se Reali.