Futbollisti i Juventusit, Ueston Mekeni në telashe. Mesfushori bardhezi ka rënë pre e një grabitjeje në Itali.
Sipas raportimeve të “Sky Sport”, teksa amerikani ishte duke luajtur në sfidën e ditës së mërkurë ndaj SPAL-it, hajdutët i janë futur në shtëpi, duke i grabitur sende dhe rroba me vlerë.
Ata kanë arritur të depërtojnë përmes dritares së tualetit, duke mos rënë në sytë e fqinjave përreth.
Ky nuk është rast i parë që banesat e futbollistëve në Itali, janë nën shënjestrën e grabitjeve, teksa kohët e fundit ky fenomen është kthyer në një çështje tepër shqetësuese. I fundit që e kishte pësuar ishte Frenk Riberi.