Ernest Muçi do të paraqitet këtë vikend për herë të fundit si futbollist i Tiranës.
Futbollisti i talentuar do ta vazhdoj karrierën në Austri tek Rapidi i Vienës dhe kjo skuadër veçse e ka federuar në listën e transferimeve.
Mediumi austriak, LAOLA1.at ka publikuar listën e transferimeve të skuadrës së njohur dhe në të figuron edhe futbollisti i Tiranës.
Tirana mendohet se do të fitojë të paktën 600 mijë euro nga transferimi i tij.