Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, u paraqit standard për Kasimpasa-n, por nuk arritën të paktën një barazim në konak të tyre.
Ata humbën në minutën e fundit (0:1) nga ekipi Kayserispor, në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Turqisë.
Hadërgjonaj bëri paraqitje të mirë, megjithatë ekipi i tij i pafat. Në minutën e 90+4, Demirok shënon për fitoren e mysafirëve.
Kasimpasa renditet në vend të 13-të me 25 pikë, ndërsa Kayserispor është i 17-ti me 22 sosh.