Keciorengucu mposhtet në udhëtim me rezultat 1:0 nga Ankaraspor, në takimin e javës së 19-të të Ligës së Parë të Turqisë.
Në minutën e 53-të, Aydin dështon nga penalltia dhe lëshon rastin që të barazojë rezultatin.
Në minutën e 86-të, Ilir Mustafa paraqitet për Keciorengucun, por ishin pak minuta për të në këtë sfidë.
Në minutën e 45+4, futbollisti Pedersen realizon për fitoren e vendasve. Keciorengucu zë vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Ankaraspor është i 17-ti me 13 sosh.