Futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, anëtar i Leeds Utd, tha se Premier League është kampionati më i mirë në botë.
Alioski mohoi të gjitha spekulimet në lidhje me largimin e tij nga Leeds United dhe transferimin në Galatasaray turk.
Ai u tha mediave angleze se është i lumtur në Leeds dhe se nuk planifikon të largohet nga klubi, pjesë e të cilit është nga viti 2017.
"Unë dua të luaj për këtë klub. Jam mirë në Leeds. Më pëlqen të luaj në këtë stil në të cilin luan klubi. Dua të mësoj dhe përparoj çdo ditë.
Nuk ka asgjë më të mirë se të luash në Premier League ku ata janë një nga kampionatet më të mira në botë. Me klubet më të mira dhe futbollistët më të mirë në botë mund të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Më pëlqen të luaj me shokët e mi të skuadrës dhe të tregoj se sa të fortë jemi në të vërtetë, tha Alioski.
Alioski ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij me ekipin e Premier Leagues, por sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Anglia, është vetëm çështje kohe.