Ndeshja miqësore u përshkrua me incidente mes skuadrës shqiptare të futbollit Struga Trim & Lum dhe asaj maqedone Rabotniçkit nga Shkupi. Gjyqtari ndëshkoi 4 futbollistë me kartona të kuq!
“Kështu është kur luajnë dy skuadra me ambicie të mëdha, kur në ato skuadra çdo lojtar i tyre në miqësore dëshiron të provojë veten dhe të marrë vendin e një lojtari standard të ekipit të parë në pjesën e pranverës.
Kështu ndodhi mes Struga Trim Lum dhe Rabotniçki, të cilët në këtë moment në Ohër po luajnë një ndeshje miqësore, ose më saktë një lojë të ashpër dhe luftarake ‘miqësore’.
Në minutën e 32-të, nxehën gjakrat, ndodhi një incident, pas të cilit gjyqtari e pastroi atë menjëherë me pezullime të katër lojtarëve. U përjashtuan Gjuriq dhe Cake te Struga dhe Mario e Luka Stankovski të Rabotniçki.
Ndeshja më pas vazhdoi dhe pjesa e parë përfundon 0:0”, shkruan media maqedone “Spormedia”.