Massimiliano Mirabelli nuk beson se Milan mund ta fitojë titullin.
Ish-drejtori sportiv i kuqezinjve, në pritje të një detyrë të re, ka folur për TMË në lidhje me luftën për titull në Serinë A.
“Calhanoglu, Kessie dhe Donnarumma? Milan-i duhet të rinovojë kontratat e tyre. Shpresoj të arrijnë një marrëveshje, përndryshe do të ishte një dëm i madh”, ka thënë Mirabelli.
“Titulli? Ka skuadra të tjera më të kompletuara se Milan-i. Më duket e vështirë”, ka përfunduar ish-drejtuesi i milanezëve.