Rahoveci është përforcuar edhe me një tjetër futbollist.
“Vreshtarët” kanë arritur marrëveshje me Ballkanin për të transferuar në formë huazimi mbrojtësin e ri, Fatlind Kabashin.
Kabashi ka luajtur për juniorët e Ballkanit, mirëpo ishte në të shumtën e rasteve pjesë e stërvitjeve të skuadrës së parë.
Minutat që do ketë me Rahovecin do jenë të parat për të në futbollin profesionist.
Rahoveci po synon inkuadrimin në Ligën e Parë, ata janë ndër skuadrat më të mira dhe më të organizuara të Ligës së Dytë.