Bayerni nga Munihu, kampion në fuqi, ngadhënjeu me rezultat 4:1 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së 19-të Bundesliga I.
Bavarezët nuk treguan mëshirë për rivalin, duke shënuar katër herë në portën e tyre.
Për Bayernin shënuan Boateng (32'), Muller (43'), Lewandowski (57') e Gnabry (63') dhe për Hoffenheimin Kramariç (44').
Trajneri i Bayernit, Flick, është i kënaqur me lojën dhe tre pikë e reja të skuadrës së tij.
Bayerni udhëheq renditjen me 45 pikë, ndërsa Hoffenheimi bie në vendin e 12-të me 22 sosh.