A&N nga Prizreni ka zhvilluar miqësoren e parë në fazën përgatitore.
Të besuarit e Megzon Visokës kanë barazuar 1:1 përballë Besëlidhjes nga Lezha.
Prizrenasit realizuan të parët në pjesën e parë përmes transferimit të këtij afati kalimtar, Djellon Dragushës.
Në 45 minutëshin e dytë skuadra nga Shqipëria barazoi shifrat në 1-1 dhe me atë rezultat u mbyll edhe takimi, shkruan Olle.
A&N janë në garë për inkuadrim në Superligë, ata kanë përfunduar vjeshtën në pozitën e tretë.