Manchester City +4 para Manchester Utd

Futboll

Manchester City +4 para Manchester Utd

Nga: K.G. Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:48
Manchester City +4 para Manchester Utd

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në përballje me Sheffield Utd, në kuadër të javës së 21-të të Premier League. 

"Qytetarët" shënuan fitore më vështirë se sa pritej, duke hasur në rezistencë të rivalit. 

Futbollisti Gabriel Jesus vulosi fitoren në minutën e 9-të pas asistimit të Torres. 

Tre pikë të mëdha dhe që e gëzojnë edhe trajnerin Pep Guardiola. City është +4 pikë para Manchester Utd. 

Manchester City kryeson me 44 pikë, ka një ndeshje me pak  se Manchester Utd në pozitën e dytë, që ka 40 pikë, ndërsa Sheffield është në fund me 8 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat