Werder Bremeni ka regjistruar barazim në kuadër të javës së 19-të në Bundesligën gjermane.
Në "Weserstadion", skuadra nga Bremeni ka barazuar ndaj Schalkes me rezultat 1:1.
Rashica luajti nga minuta e 46-të, si dhe asistoi te goli i barazimit për skuadrën e tij.
Pas ndeshjes, futbollisti vushtrrias është shprehur i lumtur me paraqitjen e tij.
"Le të vazhdojmë të punojmë", ka shkruar Rashica në "Facebook".