Skuadra e futbollit Shibeniku mundi me rezultat 2:1 Dinamon e Zagrebit në stadiumin “Maksimir”, në kuadër të javës së 18-të të Ligës së Parë të Kroacisë.
“Heronjtë e fitores janë ish lojtarët e Hajdukut Emir Sahiti dhe Deni Juriç. Secili realizoi nga një gol dhe nga një asistim për fitoren 2:1 ndaj të kaltërve”, shkruan “24 sata”.
Dinamo tronditet, ndërsa Shibeniku importon tre pikë të mëdha.
Sahiti shënon në minutën e 13-të dhe Juriç në atë të 65-tën. Për dinamovitët realizon Atiemwen (22').
Futbollisti Lirim Kastrati futet në lojë në minutën e 46-të dhe Arijan Ademi në atë të 62-të, por nuk i ndihmuan aspak Dinamos që ta përmbysin epërsinë e Shibenikut.
ahiti u zëvendësua në minutën e 75-të. Shibeniku renditet në vend të shtatë me 19 pikë dhe Dinamo është lider i kampionatit me gjithsej 39 pikë, sa ka edhe Osijeku në vend të dytë.