Nuk ndodh vetëm në Shqipëri! Pak ditë më parë, në qendrën stërvitore të skuadrës së Skënderbeut u futën tifozët, për t’i kërkuar lojtarëve të bëjnë kthesën, pas formës së keqe që skuadra po kalon.
Megjithatë pak a shumë e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Francë, me skuadrën e St. Ettiene.
Tifozët të irrituar nga humbja e fundit në kampionat ndaj Lyonit me rezultatin 5:0, mëngjesin e sotëm kanë shkuar në qendrën stërvitore, për të kërkuar llogari.
Në numër të madh, tifozët pushtuan qendrën stërvitore, teksa u munduan të qetësohen nga trajneri dhe kapiteni i skuadrës.
Këta të fundit, i kanë premtuar tifozëve se nga ndeshja e radhës do të vijë ngritja dhe rezultatet pozitive të skuadrës.