​Interi me fitore bindëse ndaj Beneventos

Futboll

​Interi me fitore bindëse ndaj Beneventos

Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:46
Lautaro Martinez

Interi ka shënuar fitore të thellë përballë Beneventos në xhiron e 20 të Serie-A.

Rezultati final i takimit ishte 4-0 duke vazhduar kështu luftën e ashpër me Milanin për titull në Serie-A.

Andrea Ranochia, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku me dy gola ishin ata që e demoluan Beneventon për t’ia siguruar trajnerit Antonio Conte tri pikë të reja edhe pse ai nuk ishte në stol për shkak të skualifikimit.

Interi ka 44 pikë në vendin e dytë, vetëm dy më pak se Milani si kryesues i tabelës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat