Jurgen Klopp tregon se me kë do të përforcohet skuadra e Liverpool në afatin dimëror

Futboll

Jurgen Klopp tregon se me kë do të përforcohet skuadra e Liverpool në afatin dimëror

Më: 31 janar 2021 Në ora: 06:24
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp thotë se Liverpool do të përpiqet të nënshkruajë një mbrojtës qendror përpara se të mbyllet afati i transferimit të janarit.

Klubi po lufton për të kapërcyer krizën e dëmtimeve që ka goditur vijën e tyre të  fundit dhe trajneri thotë se ata do të bëjnë atë që është e mundur për të bërë një nënshkrim tjetër në këtë afat.

“Ne përpiqemi, por si e dini edhe ju, nuk ka asgjë për të thënë derisa të ndodhë diçka zyrtarisht ,” tha ai.

“Situata dje nuk e bëri më të lehtë ose çfarëdo tjetër por gjithsesi vetëm ne përpiqemi të bëjmë gjërat e duhura. Nëse është e mundur, ne do ta bëjmë atë, nëse jo atëherë jo, por do të tentojmë fuqishëm për ta transferuar një mbrojtës” përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat