Që nga 10 janari, kundër Sassuolo, Cristiano Ronaldo nuk e ka gjetur mënyrën për të shënuar në kampionat.
Tre javë dhe tre ndeshje më parë ishte goli i tij i fundit në Serie A.
Por, gazeta italiane, Corriere di Torino në ballinën e sotme tregon se puna e kampionit portugez ka ndryshuar dhe mbetet po aq e vlefshme.
“Një Ronaldo i ri për Juven e zakonshëm”, titullon shkrimin gazeta, duke folur për ndryshimin e portugezit.
Sipas mediumit, CR7 ka qëndruar jashtë zonës dhe ka bërë disa pasime kyçe ndaj Sampdorias, duke mos pasur qëllim golin, por ndihmën e bashkëlojtarëve.