Talenti i Manchester United kalon te Club Brugge në formë huazimi

Futboll

Talenti i Manchester United kalon te Club Brugge në formë huazimi

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:20
Tahith Chong

Kryesuesi aktual i kampionatit begg dhe favoriti kryesor për titullin kampion, Club Brugge ka zyrtarizuar transferimin e Nabil Dirar dhe Tahith Chong.

Dy transferime të rëndësishme për klubin belg.

34 vjeçari do të sjellë tek Brugge përvojën e tij të gjatë në nivelet e larta  , ndërsa holandezi 21-vjeçar do të përpiqet të fitojë minuta në këmbët e tij.

Chong ishte në huazim nga Manchester United te Werder Bremen, por nuk arriti të linte gjurmë. Ai do të provojë një aventurë të re në kampionatin belg, pse jo edhe për të lënë gjurmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat