Manchester Unitedi ka një të metë të madhe këtë sezon, pasi ka dështuar të marrë pikë të plota apo të shënojë gola kundër ‘gjashtëshes së madhe këtë sezon në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq luajtën baras 0-0 ndaj Arsenalit dje (e shtunë) në ndeshjen e javës së 21-të në Ligën Premier të zhvilluar në Emirates.
Ky barazim tregoi edhe një herë se ekipi i Ole Gunnar Solskjaer po dështon të fitojë apo edhe të shënojë gola kundër ekipeve që njihet si ‘big six’ apo gjashtëshja e madhe angleze.
Unitedi i Solskjaer ka ‘statistika të tmerrshme’ ndaj këtyre skuadrave, pasi nga gjashtë ndeshje të luajtura nuk ka asnjë fitore, por katër barazime dhe dy humbje.
Fatkeqësia e gjithë kësaj është se Djajtë e Kuq kanë arritur të shënojnë vetëm një gol ndaj këtyre skuadra dhe atë në humbjen e thellë 6-1 ndaj Tottenhamit.
Ekipi nga Old Trafford është mposhtur gjithashtu në shtëpi nga Arsenali me rezultat minimal 1-0, ndërsa katër ndeshjet tjera kanë përfunduar pa gola 0-0.
Ndeshjet dhe rezultatet
Man Utd 1-6 Tottenham
Man Utd 0-0 Chelsea
Mant Utd 0-1 Arsenal
Man Utd 0-0 Man City
Liverpool 0-0 Man Utd
Arsenal 0-0 Man Utd