FC Prishtina do të vazhdojë me ndeshje miqësore në Antalia të Turqisë.
Skuadra kryeqytetase do ta ketë sot një test tejet të vështirë.
Djelmoshat që drejtohen nga Zekirija Ramadani sot luajnë ndaj skuadrës polake, Korona Kielce.
Korona Kielca luan në kategorinë e dytë të futbollit polak.
Ndeshja luhet nga ora 15:00 në “Titanic”, Belek.
Kjo do të jetë miqësorja e fundit e FC Prishtinës para rikthimit në Kosovë.