Në Serinë A, që nis me Spezia –Udineze në orën 12:30, përballja më e rëndësishme është pa dyshim Atalanta – Lazio (15:00).
Bergamaskët vetëm pak ditë më parë triumfuan 3-2 ndaj lazialëve, që kërkojnë revanshin në kampionat.
Por në 15:00 do të luhet një tjetër sfidë interesante, Cagliari – Sasusolo, ndërsa në 18:00 është radha e Napolit, që pret në stadiumin “Maradona” Parmën.
Sfida e fundit e së dielës që do të transmetohet nga SuperSport është Roma-Verona, që nis në orën 20:45.