Milani është gati që të nënshkruajë me mbrojtësin e krahut të djathtë Diogo Dalot.
Futbollisti i Manchester United dëshiron të lëvizë drejt një ekipi që i jep më shumë mundësi dhe italinët po e bëjnë.
Ai ka vetëm 21 vite mbi shpatulla, prandaj është në kohën më të mirë për t’u rritur.
Marrëveshja duket pak e komplikuar për portugezin, por kryesuesit e Serie A mund ta bindin klubin anglez.
Dalot ka bërë goxha mirë gjatë huazimit të tij në Itali. Milani po mendon ofertën interesante që mund të bindë klubin anglez. E mira e këtij transferimi të mundshëm është që Solskjaer nuk e ka në plane.