Lautaro mban në ankth tifozët e Interit

Futboll

Lautaro mban në ankth tifozët e Interit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:42
Lautaro mban në ankth tifozët e Interit

Interi fitoi 4-0 kundër Beneventos me dy golat e Romelu Lukakut, Lautaros dhe një autogol. Ekipi zikaltër po ndjek hap pas hapi skuadrën e Milanit she shpreson të arrijë te titulli kampion. Sulmuesi argjentinas, autori i një goli, foli pas ndeshjes së mbrëmjes së kaluar.

“Ulërima pas golit që shënova? Ka raste kur humbas disa gola të thjeshtë, ndërsa ndaj Beneventos realizova në momentin që nuk e prisja. Rëndësi ka të fitojë Interi.

“Jemi një grup i bashkuar dhe punojmë çdo ditë për të dhënë më të mirën tonë në fushë. Unë jam një sulmues dhe duhet të shënoj gola, por punoj edhe për skuadrën. Ka raste kur gaboj, kështu që duhet të përmirësohem akoma edhe më shumë.

“Lukaku? Romelu është shumë i rëndësishëm për ne. E dëshmoi edhe ndaj Beneventos. Edhe pse jo në formë të shkëlqyer, ia doli të shënonte dy gola. Të dy gëzohemi kur Interi fiton, nëse shënojmë edhe më bukur.

“Rinovimi deri në 2024? Atë po tentojmë, unë jam i lumtur këtu dhe klubi është sjellë gjithmonë shumë mirë me mua. Trajneri beson tek unë dhe tentoj të jap gjithmonë më të mirën për këtë fanellë“, tha Lautaro Martinez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat