Skuadra e Ballkanit nga Theranda përforcohet me dy futbollistë, Arbër Shala dhe portierin Damir Ljuljanoviq. Synimi i therandasve është ta fitojnë titullin e kampionit të Kosovës dhe daljja në Evropë.
“Gjatë fazës përgatitore në Antalya kemi arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Shala, i cili luan në pozitën mbrojtës/anësor i majtë. Gjithashtu, është arritur marrëveshja me portierin nga Mali i Zi Damir Ljuljanoviq, i cili ka përvojë ndërkombëtare”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Ballkanit
Mbrojtësi, Shala, sëfundmi ka luajtur te Renova në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa në Kosovë për Gjilanin, Dritë, Hajvalinë (tashmë e shuar), Lirinë dhe Dukagjinin.
Kurse, portieri Damir Ljuljanoviq sëfundmi ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës shqiptare në Mal të Zi, KF Deçiq", njoftonm Ballkani.