Futbollisti Korab Hasani ka bërë të ditur se është larguar nga Arbëria e Dobrajës së Madhe dhe rikthehet në klubin ku u rrit, Flamurtari nga Prishtina.
“Prej sot nuk jam pjesë e KF Arbërisë. Falënderoj të gjithë bashklojtarët dhe presidentin Jahir Krasniqi për 1 vit që e shkruam historinë, suksese!
Pas tre (3) viteve rikthehem në klubin e fëmijërisë time edhe pse fizikisht jo në këtë periudhë kohore, por me zemër e shpirt gjithmonë e në çdo kohë pranë tij.
Dua të kontribojë e të jap nga vetja gjithë potencialin tim për klubin të zemrës.
Faleminderit presidentit të KF Flamurtari Imer Ademi”, njofton Hasani.