Armando Sadiku ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e parë me fanellën e Bolivar, ku u transferua në këtë afat kalimtar të janarit.
Sulmuesi debutoi, në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së Vilsterman. Lojtari i Kombëtares shpërtheu që në debutimin e tij, teksa shënoi dopietë golash, duke bërë tifozët e Bolivarit që të ëndërrojnë menjëherë.
Sadiku është shfaqur një vrastar në zonën e rreptësisë, teksa dy asiste perfekt të marrë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke rrëmbyer zemrat e tifozëve.
Debutim fantastik ky i Sadikut, që shpreson që në këtë aventurë të re të gjejë shkëlqimin e humbur së fundmi në Turqi, ku ishte pjesë e Erzurumsporit. Ndeshja miqësore mes Bolivarit dhe Vilsterman përfundoi me fitoren 4-3 të skuadrës së Sadikut.