Barcelona do të ndeshet me Athletic Bilbaon në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligas.
Barcelona ka përballë skuadrën e papërshtatshme që ja shkaktoi humbjen në finale të Superkupës së Spanjës, Athletic Bilbaon, në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligas.
Pas mungesave të shumta, “Blaugranët” shpresojnë për rezutlat pozitiv, tani lajm i mirë është se mbrojtësi Sergi Roberto, është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshje.
Por, Barça do jetë pa disa lojtarë titullarë këtë ndeshje, pasi mungojnë ende: Buquets, Coutinho, Fati dhe Pique.
Barcelona qëndron në vendin e katërt me 37 pikë, tre pikë më pak se vendi i dytë, Real Madridi i cili humbi ndeshjen e fundit nga Levante në Santiago Bernabeu.
Athletic Bilbao nën urdherat e trajnerit të ri, Marcelino, kanë pasur paraqitje me të vërtetë të mira. Ata gjenden në vendin e 10-të me 24 pikë total.
Barça vjen më një formë relativisht të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit, ka regjistruar katër fitore dhe një barazim, ndërsa Bilbao ka regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim
Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Ronald Koeman për ndeshjen me Athletic Bilbao.
