Patrick Cutrone do të nisë ditën e sotme një aventurë të re në karrierën e tij teksa tashmë do të provojë veten në La Liga.
Sulmuesi do të kalojë fillimisht vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me iberikasit për të qenë pjesë e tyre deri në fundin e këtij sezoni aktual.
23-vjeçari në fakt, ka pasur mungesë të vazhdueshmërisë ndërsa pas Milanit, klub i cili i dha mundësinë për t’u promovuar, u transferua në Premier League te Uolverhempton dhe më pas te Fiorentina.
Por, pritshmëritë nuk e përmbushen dhe tashmë është radha e kampionatit spanjoll për të parë nëse do të ekzaltojë cilësitë e italianit.