Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, nuk u paraqit asnjë minutë në humbjen e thellë të Realit me rezultat 4:1 në konak të Barcelonës. Vendaset treguan lojë shumë më të mirë dhe e dërrmuan ekipin madrilen.
Për Barcelonën shënuan Putellas (14'), Hermoso (23'), Oshoala (37' e 70') dhe për Realin Carmona (81'-nga penalltia).
Në minutën e 72-të, portierja Misa përjashtohet nga loja dhe Reali mbetet me një futbolliste me pak.
Kosovare Asllani nuk u paraqit asnjë minutë.
Pas javës së 18-të, Barcelona udhëheq me 39 pikë apo me 13 fitore rresht (5 ndeshje më pak) dhe Reali renditet në vend të tretë me 34 pikë apo ka dy ndeshje me pak.