Një lajm shumë i fortë vjen nga Spanja!
Milani ka nisur kontaktet jozyrtare me trajnerin Pep Guardiola sipas asaj që shkruan Dario Gol. Një informacion që solli habi të madhe në Itali, por dhe në Angli.
Numri një i stolit po bën mjaft mirë te Manchester City, e po ashtu dhe Stefano Pioli te “Djalli”. Në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë projekt të shpejtë, por për një plan afatgjatë.
Kontrata e Guardiolës skadon në vitin 2023 dhe Milani ka nisur rilindjen e tij. “Djalli” kryeson kampionatin italian dhe Champions League duket e sigurt. Guardiola nga krahu tjetër e përlqen një ide të tillë pas largimit nga anglezët e City-t.