Mbrojtësi i Dallas FC, Bryan Reynolds ka mbërritur në aeroportin e Romës.
Reynolds ishte i kërkuar nga Juventusi me ngulm këtë afat kalimtar, por që si duket Roma do të jetë destinacioni i ardhshëm i amerikanit.
Mbrojtësi ka arritur në aeroportin e Romës, ku pritet që të kryejë testet mjekësore pas pak.
Roma ka arritur marrëveshje me Dallas FC për huazimin e Reynolds deri në fund të sezonit, por huazimi ka të obliguar blerjen për 7 milionë euro, plus 15% të shumës nëse futbollisti shitet do të arkëtohen tek klubi i Dallasit.
Reynolds pritet sot të zyrtarizohet si lojtari më i ri i “Giallorossëve”.