Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, me lojë dhe rezultat 6:1 demolon Veleshtën, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Ohër.
Futbollisti Remzifaik Selmani e filloi ndeshjen shkëlqyeshëm dhe me dy gola në minutën e 6-të dhe të 18-të solli epërsinë 2:0 për Renovën.
Alen Jasharovski e shton epërsinë në 3:0.
Në pjesën e dytë, i njëjti lojtar shënon për 4:0, pastaj Veleshta ngushton rezultatin në 4:1. Amar Emurli në minutën e 76-të dhe Eren Memedi në minutën e 85-të realizuan për 6:1.