Chelsea me trajner të ri, Thomas Tuchel, ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Burnleyt, në takimin e javës së 21-të të Premier League.
Në minutën e 40-të, Cesar Azpilicueta, i cili brenda 16-shit, me goditje të fortë realizon për 1:0.
Në minutën e 84-të, Marcos Alonso thellon fitoren në 2:0.
Chelsea ka treguar lojë më të mirë, ndërsa rivali u përpoq maksimalisht por nuk arriti që të befasojë vendasit.
Pas javës së 21-të, Chelsea renditet në vend të shtatë me 33 pikë dhe Burnley i 16-ti me 22 sosh.