FC Prishtina e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore në Antalia të Turqisë.
Skuadra e Zekirija Ramadanit është përballur sot me skuadrën polake, Korona Kielce.
FC Prishtina triumfon me rezultat 3:0.
Gentian Muça me dy gola dhe një gol i Lorik Boshnjakut ia dhuruan fitoren kryeqytetasve.
Ndryshe, nesër FC Prishtina do të rikthehet në Kosovë.