Reims importon tre pikë, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 Strasbourgun.
Futbollisti Valon Berisha u aktivizua në minutën e 79-të, ndërsa pas një minute Kutesa realizon golin e fitores.
Arbër Zeneli mungoi në këtë sfidë, ndërsa Berisha pati pak minuta lojë.
Pas javës së 22-të Reims ngrihet në pozitën e 12-të me 27 pikë, ndërsa Strasbourg është i 15-ti me 24 sosh.