Mentor Mazrekaj ishte heroi i Laçit në triumfin 1-0 që skuadra kurbinase arriti në shtëpi ndaj Teutës.
Në një prononcim të shkurtër për “Gol pas Goli” pas ndeshjes, futbollisti u shpreh:
“As në ëndrrën më të mirë nuk e kam pritur këtë paraqitje. Shpresoj të vazhdoj me këtë rritmin. Ardit Deiu ishte futbollisti tjetër më i mirë në sfidën e sotme.
E falenderoj presidentin Laska për mundësinë që më dha. Nuk do t’i kërkoj rritje rroge. Jam i kënaqur”, u shpreh Mazrekaj.