Real Madridi dje ka pësuar humbje befasuese nga Levante.
"Los Blancos" u mposhtën në shtëpi nga skuadra e Enis Bardhit me rezultat të ngushtë 1:2.
Media e njohur spanjolle, Marca ka publikuar dështimet e Realit pa Ramosin këtë edicion.
Në ndeshjet që ka munguar spanjolli, Reali ka pësuar plotë pesë humbje, derisa me të vetëm tri.
Kontrata e Ramos skadon në verë dhe Reali ende s’ka gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën duke parë që kapiteni është i lidhur me kalimin në PSG.